Rrëfimi i Papa Bergolios: Pas 4-5 vjetësh mund të largohem!

10.12.2016 17:54:33

“Kam përshtypje që papati im do të jetë i shkurtër, edhe katër ose pesë vjet të tjera. Është një gjë e paqartë disi, ndoshta nuk ndodh kështu, por kam përshtypjen që Zoti më ka caktuar këtu për pak kohë”. Kështu është shprehur Papa Françesku në një konferencë shtypi private të filmuar me ‘smartphone’ nga At Antonio Spadaro. Ky i fundit ka mbledhur dhe montuar deklaratat e Bergolios, në një doku-film që tregon anën intime dhe të panjohur të Atit të Shenjtë.

Në video, Bergolio zbulon disa vështirësi të vogla përshtatjeje në jetën e tij në Vatikan. “Kur vjen një kryetar shteti, duhet të pritet me dinjitet dhe protokollin që meriton. E vërteta është që me protokollin unë kam disa probleme, por duhet respektuar. E dini se çfarë ndryshimi kas mes terrorizmit dhe protokollit? Që me terrorizimin mund të negociohet!”, – qesh Papa.

Më pas kreu i Vatikanit i tregon drejtorit të Civilitetit Katolik: “Në Buenos Aires qëndroja gjithnjë në rrugë. Ndryshimi i veshjeve më kushton pak, por njeriu mësohet. E vetmja gjë që do të më pëlqente, është që të mund të dilja pa më njohur asnjë dhe të shkoja në një piceri për të ngrënë”. “Mua më ndodh që kur ndiej emocione, mbyllem dhe kjo më gërryen përbrenda. Unë mbrohem shumë nga emocionet, sepse nuk e njoh…turpin”, – tregon akoma ai.