Alketa Vejsiu plot me ndërhyrje estetike?

10.12.2016 17:49:12

Prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu, njihet për sharmin dhe elegancën që rrezaton sa herë është në skenat e mëdha dhe në ekranet televizive.

Por, bjondja bukuroshe që po e mposhtë kohën dhe moshën, po tregon se për këtë nuk ka qenë e vetmuar.

Asaj duket t’i kenë ndihmuar edhe ndërhyrjet estetike që i ka realizuar në fytyrën e saj, shkruan Telegrafi.

Në një postim nga faqja Vipat e Bllokut në Instagram vërehet një krahasim fare i lehtë për t’u dalluar mes Alketës më parë dhe sot, ku ajo shihet se ka bërë ndërhyrje në hundë, buzë dhe mollëza.

Alketa vazhdon të mbetet e preferuara e ekraneve, por asnjëherë nuk ka folur se si po arrin ta rruajë e ta perfeksionojë veten.