Mbappe shkatërron Barcelonën, Koeman i pa shpresë: Pak gjasa të përmbysim rezultatin

17.02.2021 16:40:13

Kylian Mbappe mposhti Barcelonën në Kamp Nou, duke shënuar tre gola personal në një natë magjike për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Champions League.

Parizienët shënuan katër gola Barcelonës, ndërsa ekipi katalanas shënoi vetëm një gol dhe ai me anë të penalltisë të konkretizuar nga Leo Messi.

Kjo humbje shokuese i jap mundësi që Barcelona me këtë rezultat të shpresojë në një mrekulli për ta përmbysur në ndeshjen e kthimit

Por katalanasit duken të dorëzuar dhe kjo u vu re dhe nga deklarata e trajnerit të Barcelonës. “Ata e vërtetuan se janë më të mirë. Ne e dinim se kjo mund të ndodhte. Ata janë para nesh.Është e vështirë të rikthehesh kur rezultati është 1-4, e sidomos kur je në cilësinë e vendasit. Janë shumë pak gjasa për përmbysje të rezultatit”, tha ndër të tjera 57 vjeçari.

“Unë mund të gënjej, por me shifrat 1-4 në shtëpi është shumë e vështirë, kemi shumë pak mundësi. Ishte një ekip më i plotë, veçanërisht në aspektin fizik. Kjo ndeshje tregon se na mungojnë gjëra, siç është mbrojtja më agresive. Rezultati është gjithmonë përgjegjësi e trajnerit. Ne nuk mund të ndalonim sulmuesit e tyre, por gjithashtu dëshmojmë se ekipi i tyre ishte më i kompletuar, ata kanë ekipin e bërë, ne jemi në tranzicion. Sigurisht që është përgjegjësia ime, por është normale.Shkoj në shtëpi i trishtuar, i zhgënjyer, veçanërisht për shkak të ndryshimit në pjesën e dytë. Unë kam thënë disa herë që na mungojnë gjëra, në nivelin e lartë që kërkohet në Champions League. Duhet të jemi realistë, po i ndryshojmë gjërat në ekip, me lojtarë të rinj. Të analizojmë atë që ka ndodhur dhe të përmirësojmë gjërat. Fatmirësisht  jam i sinqertë dhe i drejtë. Unë pranoj humbjen dhe vazhdojmë të punojmë për të ecur para. Është çmenduri të thuash që nuk dua të vazhdoj për shkak të një humbje si sot, ne jemi në gjysmë të rrugës, jo në fund”, deklaroi Koeman.

Trajneri holandez i Barcelonës u mundua të theksonte se ekipi i tij është në ndërtim e sipër.

“Ju gjithmonë duhet të aspirojnë për gjithçka, por duhet të pranojmë se na mungojnë gjëra. Ne jemi në rrugën e duhur dhe do të luftojmë, por ne luajmë me lojtarë shumë të rinj, për katër apo pesë vjet Pedri ose Dest do të jetë shumë më mirë, duhet të jemi të durueshëm. Unë jam realist”, u shpreh Koeman.