Mbi 50 të lënduar në një aksident me tren në Gjermani

05.12.2017 21:18:52
Një aksident i rëndë me tren ka ndodhur në Gjermaninë Perëndimore.
Rreth 50 vetë janë plagosur pasi një tren pasagjerësh dhe treni i mallrave u përlasën me njëri-tjetrin.

Përplasja e tmerrshme ndodhi pranë stacionit Merbusch-Osterath, në periferi të Dusseldorfit në perëndim të vendit.

Kabllot elektrike të varura në ajër deri më tani kanë parandaluar ekipet e shpëtimit për të arritur të plagosurit.