Mbi 5,000 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga coronavirusi në Itali

25.03.2020 14:45:39

Mbi 5,000 punonjës shëndetësorë italianë janë infektuar me coronavirus, tha sindikata “Assomed Anaao” të mërkurën.

Sipas agjencisë italiane ANSA sindikata bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për t’u ofruar të gjithë punëtorëve pajisje mbrojtëse.

Shefja e sindikatës së Piemonte, Chiara Rivetti deklaroi se të martën dy kirurgë të tjerë ishin vendosur në pajisjet për frymëmarrje për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.

Kujtojmë se deri më tani në Itali coronavirusi ua ka marrë jetën 6,820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.