Mblidhet komisioni për parandalimin e coronavirusit

13.03.2020 11:38:21

Gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi i komisionit të posaçëm për parandalimin e coronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se takimi do të fillojë në ora 12:30

Deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus, ndërkaq në Klinikën Infektive të QKUK-së, aktualisht janë 10 persona të cilët dyshohen se janë prekur nga ky virus.

Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, bëri të ditur se rezultatet e këtyre pacientëve pritet të dalin gjatë ditës së sotme.

“Janë mbi 10 persona të cilët kanë ardhur pasditen e të enjtes, mostrat u janë marrë dhe sot pritet të dalin rezultatet. Gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë, çdo pacientë ka histori të ndryshme të cilët mund të jenë prekur nga coronavirus”, deklaroi Krasniqi.