E bija e Trump me koronavirus? Të premten e kaluar u takua me…

13.03.2020 11:09:36

Ministri i Punëve të Brendshme i Australisë, Peter Dutton, i cili u diagnostikua me koronavirus, ishte takuar me Ivanka Trump dhe Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve, Bill Barr të premten e kaluar

Ivanka Trump është vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, dhe njëherë këshilltarja e lartë e tij.

Sipas mediave të huaja, Dutton deklaroi se ishte zgjuar të premten me një temperaturë dhe dhimbje të fytit, ndërsa kontaktoi departamentin e shëndetësisë. Raportohet se aktualisht ministri është shtruar në spital.