Mitt Romney, Sekretar i Shtetit të SHBA-ve?

20.11.2016 16:37:19

Nënpresidenti i ardhshëm amerikan, Mike Pence, ka deklaruar sot se për Mitt Romney “po mendon seriozisht” që ai të jetë sekretar i shtetit në kabinetin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, raporton Reuters.

Siç thuhet, edhe këshilltari i Donald Trumpot, Ryan Pribus ka konfirmuar se “është e mundur” se pozita e sekretarit amerikan të shtetit t’i ofrohet kandidatit republikan në zgjedhjet e vitit 2012, Mitt Romney, transmeton lajmi.net.

Romney dhe Trump janë takuar të shtunën në klubin e golit të Trumpit në Nju Xhersi, por nuk janë bërë të ditur detajet e bisedës.