Mbyllen dy departamente mjekësore në spitalin “8 Shtatori” në Shkup

21.12.2016 19:33:55

Spitali i përgjithshëm në Shkup “8 Shtatori”, prej sot i ka vendosur çelësin dy departamenteve mjekësore, atë të pulmologjisë dhe endokrinologjisë dhe një nga sallat kirurgjike nga gjithsej gjashtë sa ka spitali, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja për zvogëlimin e kapacitetit mjekësor, siç mësohet, është mungesa e kuadrit mjekësor, por dhe pengesa për punësim të 60 motërave medicinale.

Nga njoftimi i Spitalit thonë se këto departamente do të punojnë, por nuk do të pranojnë pacientë të cilëve ju duhet trajtim në spital. Rastet urgjente dhe të sëmurit me probleme akute, do të pranohen në departamentin e infektologjisë.