Mbytet një 80 vjeçar në liqenin e Ohrit

12.07.2017 22:01:33

Një rast tragjik ka ndodhur në Ohër sot ku është gjetur i vdekur një 80 vjeçar i cili ka qenë pacient i klinikës për kardiologji në këtë qytet.

Bëhet fjalë për pacient të kësaj qendre shërimi dhe mësohet se ka dalë për rehabilitim në bregun e liqenit të Ohrit, më saktësisht tek plazhi ”Fiesta” në ”Shën Naum”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Ohër nuk kanë më shumë informacione për mënyrën se si ka ardhur deri tek rasti tragjik por për momentin janë duke mbledhur informacione nga dëshmitarët që kanë qenë në plazhë.

Përndryshe, kjo është viktima e dytë e kësaj sezone në këto ujëra. Më herët një i ri nga Gostivari mbeti i vdekur si pasojë e ngufatjes.