Më 21 qershor dihen rezultatet e Testit të Maturës

14.06.2018 14:48:02

Për shkak të disa problemeve teknike dhe Festës së Bajramit të Madh, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore do të bëhet më 21 qershor.

Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27 qershor 2018, njofton Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.