Me aeroplan të larë në ar dhe me njëmijë shërbëtore, mbreti saudit mbërrin në Indonezi (Foto/Video)

01.03.2017 16:08:26

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud, mbërriti sot në Indonezi me një shpurë të madhe dhe mes luksit.

Ai po udhëtonte me një aeroplan të larë në ar – preku tokën nëpërmjet shkallëve lëvizëse, dhe u shoqërua nga njëmijë shërbëtore.

Ai do të qëndrojë në një dhimb VIP-ash në xhaminë e Xhakartas, përcjell Tema.

Me vete, mbreti saudit ka marrë edhe dy limuzina Mercedes-Benz s600 dhe gjashtë aeroplanë të tjerë.

Në vizitën historike nëntë ditore kanë udhëtuar edhe 800 delegatë të tjerë.

Kompania ajrore që u mor me transportin angazhoi 572 anëtarë të stafit të saj për mbretin.