Më në fund një roman për alienët në Shqipëri

(Shënime kritike për romanin “Ata nuk duhet ta dinë” të Ben Shehut )

Nga Fatmir Minguli

Romani i ri i autorit Ben Shehu i titulluar “Ata nuk duhet ta dinë” që ka dalë në qarkullim kohët e fundit është një roman me një subjekt krejt të veçantë në letërsinë shqiptare. Kemi të bëjmë me një roman që i zhvillon ngjarjet kryesisht në vitet ’60 e që i sjell ato deri në ditët tona. Eshtë një roman i cili mpleks jetën e shqipatrëve të atyre kohëve me ardhjen e mundshme të alienëve në disa zona të Shqipërisë. Enigmat, të pariturat, rastet e çuditshme, vështirësitë me pushtetarët e asaj kohe janë vetëm një pjesë e thurjeve magjike të skenave në këtë roman. Fundi gjysmë tragjik dhe krejt i paapritur i protagonistit, majorit të Ministrisë së brendshme, Agronit, jo vetëm që ngjall kurreshtjen e pafund te lexuesit, por dhe e fton atë si padashje për një pjesë të dytë të këtij romani. Ngjarjet me alienët që kanp ardhur në Shqipëri dhe skenat ku protagonistët kryesorë major Agroni dhe kolonel Kadriu ndeshen direkt me ta dhe me anijet e tyre fl uturuese, e bëjnë këtë roman sa tërheqës aq dhe të çuditshëm për guximin e autorit. Kanë qenë apo nuk kanë qenë alienët në Shqipëri? Këto dilema jo pak tunduese marrin përgjigje në romanin “Ata duhet ta dinë” të Ben Shehut. Janë përgjigje me përshkrime reale ku Shqipëria a atyre viteve kur pushtetarët komunistë nuk bënin të ditur ato që ndodhnin në tokën shqiptare. Ben Shehu nuk futet në aspekte politike, meritë kjo në narracionin e tij origjinal ku ai nuk rreket të futet në skutat e kota të përshkrimeve pa kuptim. Por një gjë kuptohet lehtë, që “Ata nuk duhet ta dinë “ janë pikërisht populli i thjeshtë. Duke qenë romani i parë i letërsisë shqipe me subjekt kompleks alien- ngjarje konkrete, ai vjen fi ll mbas librit shkencor po për alienët në Shqipëri, libër i titulluar “Zgjidhja e një misteri”e kapiten Përparim Zaimi, botuar në vitin 2011. Dhe libri i Ben Shehut ndonëse i realizuar artistikisht mëton të kapë realitete, duke u bërë as më shumë e as më pak mistrioz aq sa mund të jetë misterioze sot e kësaj dite dhe zona “51 “ në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarje të tilla si rrëzimi i një avioni shqiptar nga objekte fl uturuese të paidentifi kuara, UFO, diku në krahinën e Skraparit, ngjarjet me fshataren që mjekonte njerëzit me metoda misterioze në Karbunarë të Lushnjes, ekzistenca e shfaqjes së një alieni në kufi rin shqiptaro- jugosllav, piramida e çuditshme në një fshat të Kavajës, ndërhyrjet e fuqishme të kundërspiunazhit rus, për rrëmbimin e agjentit me energji telepatike dhe shumë fakte të tjera e bëjnë romanin “Ata nuk duhet ta dinë” një roman që të largon mundësinë e emërtimit komun si fantastik-shkencor. Ai nuk është një roman i tillë. Me këtë roman Ben Shehu ka ditur që me magjinë e një narracioni të thjeshtë, pa komplikime, të depërtojë në botën shqiptare të atyre viteve duke e sjellë enigmën që nga prishja me rusët deri në ditët tona. -Ishte vera e vitit 2000”-… kështu shkruan autori në faqen e fundit të romanit dhe vazhdon me këtë pjesë tejet të çuditshme – Kena futi dorën brenda në çantë, mori disa të holla dhe i’a vuri në dorë lypsit, por kur ngriti sytë dhe pa një shenjë tek krahu e menjëherë trupi iu drodh. Ajo njohu atë shenjë, i shtrëngoi dorën lypsit dhe po i shikonte shenjën dhe po e prekte lehtë me dorën që po i dridhej. Ngriti kokën t’í shikonte sytë. Ajo i njihte ato sy…. Sugjestionimi është i shumëanshëm çka do të thotë se çdo lexues apo kritik letrar, ka pikëpamjet e veta, këndvështrimin e parapëlqyer. Kështu, nga lexues të ndryshëm vinë vështrime si ai që “ autroi Ben Shehu ka ditur që me një alegori të thellë, të verë në dukje se që në vitet e para të pushtetit monist, ishte Ministria e Brendshme ajo që diktonte mbi gjithë shtetin, pra edhe mbi ministrine e mbrojtjes.” Ose një lexues i këtij romani dhe autor i disa librave me temë për UFO –t në Shqipëri thekson se “ nëpërmjet një stili konçiz, pa teprime frazash, shqiptarët do të mësojnë ngjarje që duken të pabesueshme por që në penën e autorit Ben Shehu ato marrin pasaportën e vërtetësisë”. Romani, “Ata nuk duhet ta dinë” duke qenë në kornizën e trillerit, shpesh del jashtë këtij rrethimi duke eksploruar shtigje të reja, duke futur pak realitet, pak dokumenta që ekzistojnë të fshehura nga publiku. Eshtë pak a shumë një lloj stili, formë romani si e “Kodi i Da Vinçit “ të amerikanit Dan Brown, formë që po korr sukseset e bestsellerave me shitje rekord. Eshtë një meritë e autorit Ben Shehu që sjell me sqimë artistike ato ngjarje të “pabesueshme” në kapitujt e shumtë të këtij romani. Zhargonet e të foluarave në dialektet e banorëve të Tiranës, Durrësit, Kavajës apo Lushnjes e bëjnë romanin jo vetëm të këndshëm gjatë leximit por ndjejnë dhe habinë se si ky autor i larguar nga Shqipëria që në vitin katarakt 1990, arrin të japë me përpikmëri llojet e ndryshme të zhargoneve… Në roman ka shumë informacione të plota jo si hamendësime artistike apo pseudo-shkencore por si argumeta shkencorë që në roman vihen në gojë të arkeologut të shquar Zeqo, i cili jep të dhënat e shkrimeve të famshme të gjendura në shkëmbijtë e Gramatës në Karaburun. Kodra piramidë në Kavajë, agjentura e specializuar ruse, të dhënat për diskun fl uturues të konstruktuar nga shkencëtarët e Hitlerit e shumë aspekte të tjera e bëjnë lexuesin që t’ i kushtojë vëmendje më shumë se sa një romani të thejshtë artistik. Eshtë e qartë se rruga e këtij romani do të jetë e gjatë dhe lexuesit do të shtohen vazhdimisht. Librat kanë fatin e tyre dhe autori veçse pret…

Durrës, tetor 2o16