Merkel thekson nevojën për përmirësimin e kushteve të jetesës në Afrikë

10.10.2016 21:23:37

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti sot në Nigeri në turnin treditor në Afrikë, gjatë të cilit theksoi nevojën për më shumë siguri dhe kushte më të mira jetese në kontinent, në mënyrë që të ngadalësohet migrimi në Evropë.

Kancelarja Merkel u prit në aeroportin e Niameit me nderime ushtarake.

Gjatë vizitës, ajo do të mbajë bisedime me presidentin nigerian, Mahamadou Issoufou, do të vizitojë një shkollë dhe një zyrë rajonale të Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, si dhe do të takohet me ushtarët gjermanë, të cilët sjellin  furnizime për paqeruajtësit gjermanë në Mali.

“Është shumë e rëndësishme që vendet afrikane të mos humbasin  njerëzit intelektuale, të cilët janë një shpresë për kontinentin”, tha Merkel gjatë vizitës në kryeqytetin e Malit, Bamako.

Kancelarja u zotua për rritjen e bashkëpunimit, për të nxitur zhvillimin në veri të Malit, ku grupet militante islamiste veprojnë dhe ku më shumë se 550 ushtarë gjermanë marrin pjesë në një mision paqeruajtës të OKB-së.