Mesazhi i senatorit Perdue për Kosovën si mesazhi i Riçard Holbrukut për Serbinë për bombardimet e NATO-s

10.03.2020 17:40:40

Nga Rexhep Kastrati

Senatori amerikan, David Perdue një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Trump, nëpërmjet një postimi në twitter, shprehu shkallën më të lartë të miadurimit me karshillëkun që Kosova po i bën SHBA-ve lidhur me taksën!  Ai ka përmendur angazhimet 20-vjeçare të SHBA-ve për të siguruar paqen, dhe kërkoi që të hiqen të gjitha masat ndaj Serbisë! Nëse Kosova nuk e bën këtë, atëherë SHBA të shohë mundësinë që të tërhiqet nga Kosova!
Mesazhi i këtillë i senatorit Perdue është mesazhi më i rëndë që i është drejtuar Kosovës, sepse vjen fill pas mesazhit të ambasadorit Grenell se nuk do të punonte me një kryeministër që punon kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, dhe pas vendosjes së një mase sanksionesh kundër shtetit tonë!
Mesazhi i senatorit Perdue ngërthen në vete humbjen e durimit të SHBA-ve me këtë gjendje dhe sintetizon thelbin e gjithë mesazheve të përcjella nga Matthew Palmer, Richard Grenel dhe nga zyrtarë të tjerë amerikanë lidhur me taksën dhe në raportet Kosovë – SHBA! Si i këtillë, pesha e mesazhit të senatorit Perdue është e keahasueshme me peshën e mesazhit të ambasadorit Richard Holbrook për Serbinë lidhur me bimbardimet e NATO-s! Është kështu për faktin se ky mesazh nuk duhet të kuptohet ad litteram, por në një kontekst tërësor të raporteve Kosovë – Serbi dhe ka të bëjë me një qëndrim tërësor ndaj Kosovës! Kjo do të thotë edhe rishikim i aleancës dhe partneritetin, mbështetjen dhe mbrojtjen ndërkombëtare të Kosovës etj.
Deri këtu, gjendja ka ardhur gradualisht dhe me paralajmërime të vazhdueshme që janë injoruar nga politikanë në Kosovë! Rritja e kundëramerikanizmit në Kosovë që u shpërfaq më dukshëm dhe më fuqishëm gjatë viteve 2015 e këndej, nga Albin Kurti dhe VV, intrigat e ndryshme me shtete të ndryshme kundër SHBA, e së fundmi edhe mos-heqja e taksës, janë faktorë të rëndësishëm që kanë bërë që SHBA-të humbin durimin dhe të paralajmërojnë për veprime të fundit ndaj Kosovës! Fuqizimi i ndikimit rus në Kosovë dhe rajon, sa të imponojë edhe struktura drejtuese shtetërore, përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme amerikane së paku që nga viti 2014 e këndej, e që po përcaktojnë edhe sjelljen politiko-institucionale, është një nga arsyet e shqetësimeve amerikane lidhur me Kosovën!
Përdorimi i Kosovës nga Soros për të nxitur disponim kundër administratës së presidentit Trump dhe kundër vetë atij, po ashtu, po vë në rrezik marrëdhëniet e Kosovës me SHBA- të. Nëpërmjet sorosistëve të ndryshëm në politikë dhe në media, Soros po imponon opinionin dhe sjelljen, po krijon “liderë të së ardhmes”, po krijon opinion pozitiv për qasje të ndryshme të dëmshme, dhe po krijon opinion negativ për personalitete dhe qasje tç ndeyshme të dobishme! Qendra e Sorosit në Beograd kontrollon qendrat e Sorosit në pjesë tjera të Ballkanit, sidomos në hapësirën shqiptare! Siç është bërë e qartë, nëpërmjet qebdrës së Sorosit në Beograd qarkullon një projekt sipas të cilit “Trepça” dhe pjesë tjera të Kosovës duhet t’i jepen Serbisë.  Kurse, lidhur me këmbënguljen për heqjen e taksës, duhet thënë se SHBA-të i dhanë një mundësi Kosovës që ta suspendonin përkohësisht, në mënyrë që tërë pesha e trysnisë ndërkombëtare të bartej në Serbi që të ndërpriste fushatën e ç’njohjeve të Kosovës, dhe refuzimi për ta suspenduar përkohësisht taksën, është i krahasueshëm me refuzimin e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë! Nëse mosnënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë nga ana e Serbisë u pasua me bombardimet e NATO-s, mos-suspendimi i përkohshëm i taksës u pasua me bombardim diplomatik: heqje e plotë dhe  e pakushte e taksës, pa detyrimin e Serbisë që të ndalë fushatën e ç’njohjeve të Kosovës! Pra, nuk deshët të suspendonit përkohësisht taksën me kushtin që Serbia të ndalte ç’njohjet, tash hiqeni taksën plotësisht dhe pa kushte!