Mësoni më shumë rreth Nikoll Camës …

16.11.2017 18:26:13

Nikollë Camaj është një ndër figurat qendrore të jetës politike e shoqërore të shqiptarëve në Malin e Zi. Edhe në klasen politike ne Tiranë e Prishtinë njihet si njëri ndër zëret më të fuqishm dhe veprimtarët më të palodhshëm, për ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar të shqiptarëve autokton në këtë shtet. Është pinjoll i familjes së Pjetër Zekut, nga Vuksanlekajt e Hotit, larg të njohur për trimëri, burrëri e besnikëri. Gjyshi i tij, Pjetër Zeku, ishte bashkëluftëtar i Ded Gjon Lulit, edhe famullli i tij, dhe pushkë e ngrehur për mbrojtjen e vatanit, nga turku, serbi e malazezi, kurse, së bashku me disa krerë të tjerë malësorë edhe nënshkrues i Kartës drejtuer mbertit Emanuel III, për bashkimin e Malësisë me Tokat e tjera shqiptare, brenda një Shqipërie etnike (shih “Ndriçime të historisë, kulturës dhe të artit shqiptar” Atë Martin Sirdani). Këtë të fundit, si edhe faktin se ishte një antikomunist i përbetuar, komunistët nuk do t’ia falin kurrë, prandaj edhe do t’a pushkatojnë me 19 shkurt 1945, të njëjtën ditë kur u ekzekutua edhe një kushri i tij, Vasel Mirashi, me fratin e Hotit, Patër Zefin. Ishte kjo koha e pushkatimeve masive komuniste, në të dy anët e kufirit. Nikolla u lind në dhjetor të vitit 1960, në fshatin Sukruq të Malësisë së Madhe, në Malin e Zi, si fëmia i shtatë i brimtarit të njohur Rrokë Pjetër Zekut dhe Katrinë Noles. I ati i tij, Rroku, u la Malësisë një dëshmi të veçantë trimërie dhe sakrifice njerëzore. Në vitin 1972, dy burra të hasmuer keqas, një i hot e tjetri i trieshjan, nxjerrin alltitë në njëri tjetrin, në mesin e sheshit të Tuzit. Aty ndodhet Rroku, i cili fluturimthi u hyn në mes. Provon që të përmbaj të hotin, sipas zakonit të pashkruar që të mbash “të vetin”, por veçse ishte vonë, sepse alltitë kishin filluar të zbrazen nga të dy anët. Rroku fiton 5 plumba në trup, e po ashtu edhe të hasmuerit. Ndihma e shpejtë mjekesore bën të vetën dhe i shpetojnë që të tre. Pas shërimit, puna ishte që të pajtohen familjet, dhe Rroku u vuri kusht, që të pajtohen ata mes vedi ose, sipas Kanunit, që të dy do t’i kishin gjakun borç. Kështu, Rroku, jo vetëm se i shpëtoi dy jetë, por edhe më shumë, pasi që i afroi dy familje, të cilat që nga ajo ditë nuk patën asnjë problem. Njëra nga këto familje, ajo e Trieshit, do të lidhë edhe kumbari me familjen e Rrokut, duke zënë kumbarë të birin, Nikollën. Nga nëna, Nikolla është nip Trieshit, faktikisht nip Benkajsh, larg të njohur për hijeshi, siç i veçon edhe folklori ynë, “ Lektë e Hotit e Alijajt e Kastratit dhe Benkajt e Trieshit”. Iu referova prejardhjes së afërt të Nikollë Camaj, sa për të treguar se ai ka prejardhje për të qenë një veprimtarë i palodhshëm, në shërbim të vendit e të çështjes, ashtu siç është. “Dardha nën dardhë” thonë andej nga Malësia. Nikolla kreu mësimin fillor e të mesëm në vendlindje, në grupin e nxënësve më të mirë, por, siç thot ai vet, jo edhe më i miri. Kishte një fëmijëri të varfër, sikur edhe shumica e moshatarëve të tij. I takon gjeneratës që filloi mëkëmbjen ekonomike, për të cilën duhej punuar shumë, prandaj që në rininë e hershe e njofti mundimin e punës në bujqësi. Nga dëshira për të ndihmuar familjen, e cila kishte mbetur heret pa zot shtëpiet, pasi që i ati Rroku kishte vdekur në vitin 1981, vetem, 9 vite pas plagosjes në Tuz, ai punonte pa pra, madje aq sa edhe studimet fillimisht i ndjek me korrespondencë. Puna në bujqësi nuk i humbi asnjë afat në provime, kështu që ai do të diplomohet në afatin e paraparë, në qershor të vitit 1985, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Dega Letërsi dhe gjuhë shqipe. Natyrisht se puna nuk e priti menjeherë pas diplomimit, pasi që nuk ishte “i përshtatshëm”, dhe se përqafoi levizjen studentore 1981. I ndjekte tubimet e asaj kohe dhe shpesh fliste, ashtu siç nuk u pëlqente të kuqëve, edhe pse mbante një librezë të tillë, librezë kjo që u imponohej të gjithë nxënësve të mirë që në maturë. Bile, së bashku me një kushëri, Vasel Camaj, që sot gjindet në SHBA, një natë, në prag të festes 29 Nëntori 1982, që festohej në Jugosllavi, kishin përahpur disa parulla “armiqësore”. Pas kësaj, e edhe pasi që përcjellë gruan e një kushëriri të vet, të ikur nga përndjekjet sallovo-komunist, Zef Camaj, rrethi ngushtohet edhe për Nikollën. Provon të migroi për në Kanada, por e kapin në aeroportin e Beogradit dhe e arrestojnë. Në mungesë provash, e lëshojnë pas disa ditësh. Meqenëse punë nuk zuri menjëherë, e për të mos humbur kohë , duke u sjellur si shumë kohanikë të tij, në vjeshtën e vitit 1985 shkon në Zagreb, ku vazhdon studimet pasuniversitare, në lëmin e letersisë komparative, së pari për master, ku u muar me mitet në veprën e Ismail Kadresë, e pastaj edhe për doktoraturë, ende të papërfunduar, në fushën e Antrapologjisë kulturore. Pas tri viteve pritje aktive, Nikolla fillon punen si mësimdhënës në gjimanzin e Tuzit, punë të cilën, me disa ndërprerje, e ushtron edhe sot. Gjatë viteve të 90 Nikollën e takojmë në udhëtime mes Podgoricës, Prishtinës e Zagrebit, me kontakte të përhershme edhe lidhur me organizimet politike që do të fillojnë në vitet 89/90. Ishte mik i profesor Ivan Cesar, i cili ishte edhe shefi i demokristianëve të Zagrebit, e që kishte deshirë e vullnet të ndihmonte lindjen e ideve demokristiane ndër shqiptarët, dhe këtë mendonte t’a realizonte prëmes Nikollës. Mirëpo, pas disa takimeve në Prishtinë, dhe fal rrjellave politike në Mal të Zi, vlerësoi se demokaristianja, aso kohe, nuk do të ishte një lëvizje e qëlluar ndër shqiptarë. Ishte koha e formimit të Forumit demokratik të shqiptarëve (e udhëhiqte i ndjeri Gjergj Gjokaj), ku kyçet edhe Nikolla, por menjëherë, falë veprimtarëve Tahir Gjonbalaj, Lekë Lulgjuraj, Ahmet Gjonbalaj e të tjerë, vje deri te themelimi i Lidhjen Demokratike Shqiptare, 26. 08. 1990, më vonë të shndërruar në Lidhja Demokratike në Mal të Zi, më 09. shtator 1990, ku Nikollë Camaj zgjidhet sekeretari i kësaj partie, si partia e parë politike e shqiptarëve në Mal të Zi. Që nga ajo kohë veprimtaria e tij nuk pushon. Ishte aktiv në Këshillin kordinues të partive shqiptare në ish-Jugosllavi, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova (takimi në Toplica të Zagrebit). Merrte pjesë në tubimet dhe protestat anti-luftë, të opozitës së bashkuar malazeze, si edhe në takimet e opozitës jugosllave. Takimi në Sarajevë, në janar të viti 1991 e solli deri te një konflikt verbal me Radoman Bozhoviq, njeriun numër dy të Jugosallvisë së fundit, në krye me Millosheviqin. Ky takim, pastaj pjesëmarrja në protestën e opozitës së bashkuar malazeze kunder luftës në Dubrovnik, si edhe kërkesat e njëpasnjëshme për mobilizim të dhunshëm ushtarak, e shtyjnë Nikollën të migrojë në SHBA, ku qendroi gadi një vit, por asnjëherë nuk tentoi që të siguronte statusin e emigrantit, sepse mendjen dhe ëndërrrat i kishte në Malësi. Prandaj edhe kthehet në kohën kur ndalohet me mobilizimin e dhunshëm, por lufta dhe rreziku gjithnjë vazhdonin, kurse kriza ekonomike kishtë arritur kulmin. Kjo nuke e pëngoi që të vijë e të inkuadrohet përsëri në rrjellat politike dhe të punësohet në gjimnaz, ku aso kohe, rroga ishte mezi 10 dollarë amerikanë në muaj. Në vitin 1997 vjen deri te plasja e partisë promillosheviqe në Podgoricë, dhe shqiptarët u rreshtuan pas krahut anti-luftë, edhe pse, edhe këtë e udhëheqte kryekrimineli i deriatëhrshëm Gjukanoviq. Falë kësaj marrëvshje, Nikolla do të shërbejë një mandat në qeverinë e Malit të Zi, si ndihmës-sekretar për informim, e që fal veprimtarisë së tij, mediet shqip përjetojnë një ekspansion të vërtetë, si ato të shkruara, si ato elektronike, edhe ato private, ashtu edhe ato në pronësi të shtetit. Me punën dhe angazhimin e tij, hap 25 vende pune të reja. Themelohet “Koha javore”, si e vetmja revistë e përjavshme shqipe, në Mal të Zi, madje edhe sot. Hapen dy televizione private dhe disa radio. Zgjerohen programet në Radio e Tv shtetërore. Për nevoja të medies shqipe, organizon kursin e parë për gazetarë, të mbajtur nga profesorë e gazetarë me famë, nga trevat e ish-jugosllavisë, e të cilin e ndjeken mbi 30 gazetarë shqiptarë nga Mali i Zi, të ri, edhe gazetarë të pervojës. Por, ajo që ishte më e rëndësishmja, një ndihmesë e madhe u bëhet të ikurve nga Kosova. Derisa shumë politikanë të tjerë ishin strehuar në vende të sigurta, Nikollën e takojmë në Meteh e në Bukel, në Rozhajë, Plavë e Guci, me gazetarë të huaj e Tv shtetërore, ku edhe prodhojnë një film dokumentar (“Krvave staze”, Shtigjet e përgjakura) mbi “ekzodin kosovar”. Përmes kntakteve qeveritare e ndihmonte levizjen e kosovarëve të ndjekur, madje edhe të plagosur, të cilët rrethant i kishin sjellur në Malin e Zi. Në familje strehojnë familje kosovare, kurse ai vet ështe pothuaj i vetmi akter politik shqiptar që aso kohe nuk heshti asnjëherë. Bashkëpunonte me mediet shqipe në SHBA dhe me “Evropën e Lirë”, alarmonte për statusin e kosovarëve, për përndjekjet e tyre. Në këtë drejtim e ndihmonin shumë edhe informacionet nga dora e parë nga shtabet emergjente në Rozhajë Plavë e Guci, ku punonin bashkëpunëtorët e tij politik. Saherë që flasim për këtë, Nikolla kujton rastin e shpëtimit të një autobusi plot të ikur nga Kosova, të cilin e kishin kidnapuar forcat paramilitare serbe, pastaj shërimin e një të plagosuri në spitalin e Podgoricës, të cilit i kishin rënë në gjurmë forcat serbe, si edhe kalimin e dhjetëra të tjerëve, pa dokumenta personale të vetat, nëpër Han të Hotit, përmes listës që e autorizonin njerëz që ishin në qeveri, por që as në të kaluarën nuk i përkisnin krahut të luftës, pra miq nga veprimtaria antiluftë e Nikollës, nga fillimi i viteve 90. Në vjeshtën e vitit 1999 do të qendrojë në një udhëtim studimor, si bursit i Freedom House, në Washingon dhe nëpër SHBA, ku grumbulloi një pervojë që do t’i hyjë në punë gjatë aktivitetve të mëtejme. Këtë herë takon edhe prsidentin Clinton dhe, besoj të jetë ndër të parët që e falenderoi për kontributin e dhënë çlirimit të Kosovës. Më se dy javë qendroi si mik, në selinë e Partisë demokratike të Amerikës, në Sacramento, ku punoi një studim kushtuar themeluesit të PD-së amerikane, David Broderick, të cilin e botoi në fletushkën partiake. Më vonë do të ketë edhe një seri udhëtimesh për të dëshmuar mbi statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, i ftuar nga Shoqatat shqiptare në SHBA, nga Kongresi, nga Departamenti i shtetit dhe nga Liga Shqiptaro-Amerikane e Dioguradit. Në postin e ndihmës sekretarit qendroi vetëm një mandat. Pasi që partia në pushtet e “merr veten” dhe fillon të harrojë “nderën” e shqiptarëve dhe plotësimi i kërkesave të fillon të zbehet, ai jep dorëheqje nga pozita që mbante dhe, për deri më sot, mbetet i vetmi shqiptar që dha dorëheqje nga një pozitë qeveritare. Edhe pse, sipas ligjit atë e priste puna në shkollë, duke parë se aty mund të kthehej vetem duke lënë dikë pa punë, ai kërkon punë në organizata të huaja dhe, fal ekspertizës në lëmin e zhvillimit të organizatave, punësohet te një implementues i programeve të USAID-it, i njohur si ORT, ku punon 4 vite. Gjatë kësaj kohe ai nuk i humb konatket me akterët politik në Malësi, dhe kur po pergaditej realizimi i kërkesës jetike për malësorët, komuna e plotë, reagon ndaj dukurive që çonin drejt zbehjes së kësaj kërkese, përmes një kërkesës maksimaliste të provokuara nga vet pushteti, për goja regjonalizim, në njërën anë, e në anën tjeter, përmes ofertës minimaliste për një komunë urbane, e cila edhe bëhet realitet. Nikolla i kundërshton këto hile të pushtetit, por kur komuna urbane bëhet akti i kryer, lëshon oragnizatën amerikane dhe me bashkpunëtorët e vet kyçet në zgjedhje. Një ditë para zgjedhje ndodh akcioni policor “Fluturimi i shqiponjës” me tentativë të disciplinimit dhe të frikësimit të malësorëve, por ndodhi e kunderta dhe malësoret arrin të marrin ata pak pushtet që e ofronte ligji i ri. Ishin në pritje se Mali i Zi, pas referndumit për pavarës, do të sillej sado-kudo më mirë ndaj shqiptarëve që i dhuruan shtetin, duke e përkrahur në referndum, mirëpo ai ia ktheu si çdo herë deri më tani, me dajak e me arrestime, kësaj radhe të 18 malësorëve. Për këtë çështje Nikolla ka dhjetëra shkrime, reagime e nota protesti, pjesëmarrje në tryeza e takime, për të cilsuar këtë vepër antinjerëzore të pusahtetit, si shkelje flagrante ndaj shqiptarëve. E fundit lidhur me kët ngjarje ishte ajo e vitit 2016, kur bën krahasimin e sjelles së pushtetit ndaj shqiptarëve, me 2006, dhe ndaj serbëve me 2016, kur këta të dytët edhe pse gjoja po pergadisnin grusht-shtet, askush nuk i preku me dorë. Kështu shteti i Malit të Zi, për të satën herë u dëshmua njerkë ndaj nesh, shkruan Nikolla. Ata pak pushtet që muarën malësorët në Tuz, nuk ishte edhe aq produktiv, duke qenë se ishin opozitë ndaj Podgoricës. Por, si kryetar kuvendit, i zgjedhur pas zgjedhjeve 2006, e fal ekspertizës së tij dhe angazhimit të njerëzve punëtor, thmelohet një administratë për lakmi, e cila në zgjedhjet tjera filloi rrugën e tatpjetës. Nga pozicioni i këshilltarit opozitar Nikolla, me grupin e vet parlamentar, vazhdon të mbrojë ato postullate, të cilat i takojmë si vlera të fillimit të organizimti politik ndër shqiptarë. Gjatë gjithë kohës i mbetet besnik subjektit të vet dhe liderit të partisë, por në vitin 2012 vje deri të moskënaqësitë, meqenëse lideri u fut në koalicon kundër vullnetit të shumicës së bashkpunëtorëve të vet, kështu që kjo shumicë, me në krye Nikollë Camaj, detyrohet që në zgjedhjet e tetorit 2016 të dalë si listë në vete, me emër Lista e Lidhjes Demokratike, e njohur si Lista #guxim, me moto; për partneritet e dinjitet, e jo servilitet. Lista nuk arrinë cenzusin, mirëpo levizja u pritë mirë nga adhurusit e ruejtjes së identitetin dhe nga zgjedhjet doli si lista më e fortë indivuale, përkunder të gjitha hileve, mashtrimeve dhe kurthave që i ngerhu pushteti. I vetëdijshëm se qeveritarët malazezë të afrojnë kur u nevoitesh, por të bien shkelmë posa u kryejnë punë, kundershton zënien e pozitave si dekor, për përfitime personale, por preferon zgjedhjen e çështjeve, e pastaj punësimin e ekpsertëve. Me këtë qëllim, Nikolla vazhdon veprimtarinë e vet, tani në rrethana të reja, si subjekt në vete, duke promovuar ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, kundër niglezhences dhe servilitetit. Reagimet e tij janë të ashpra, kundër çdo dukrie në dëm të shqiptarëve, apo që shqiptarët i bie në pozitë inferiore. Kështu reagoi edhe atëher kur Millo Gjukanoviqit iu dha dekorata “Urdhëri i flamurit”, sepse iu dha njeriut që popullin shqiptar në Mal të Zi dhe pronat e tyre vazhdon t’i trajotjë si resurs të vetin, politik e material. Reagon saherë kreu shqiptar viziton Malin e Zi, e injron Tuzin apo shqiptarët e tjerë. Kundrështoi edhe integrimet e Malit të Zi në NATO, jo si njeri anti-NATO, por si person i cili e di se Mali i Zi nuk e ka arritur nivelin e lirive njerëzore, dhe nuk e ka çrrënjosur korrupcionin, për të qenë në valle me shtetet e zhvilluara. Shkruan e reagon edhe atëherë kur niglezhentet e të dëgjueshmit shqiptarë në qeveri malazeze promovojnë “të arriturat” e këtij shteti, vetem, e vetëm për të ruajtruar privilegjet personale. Reagimet e tij, pë ruajtjen e gjuhës, dinjitetit, pronës dhe trashëgimis kulturorer i hasim te “Koha javore”, por edhe në shumë gazeta e revista në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, e natyrisht edhe në shumcën e portaleve shqiptare. Nikolla është pjesëmarrës i dhjetëra konferencave, takimeve dhe trzeyave të rrumbullakta, lidhur me statusin e shqiptarëve, nga Washingtoni, Bruxeli, Strasbourgu, Lilehameri, Budapesti, Sarajeva, Novi Sadi, Shkupi, Tirana, Kolashini, Budva, Cetina, Ulqini, Tuzi e tj. Ka realizuar takime me presidentin Clinton, me nënkrytearin Jozef Biden, me senatorë e kongesistë, Eliot Engel, Tom Lantosh, Benjamin Gilman, e me shumë të tjerë, si edhe me ekspertë të çështjeve ballkanike në Departamentin e shtetit amerikan dhe në Univesrsitetet në Prinston e Radford. Veçojmë takimet me ambasadorin Wilam Wallker, me analistin Daniel Server etj, kurse prej figurave shqiptare ka takuar Ibrahim Rugovën, Pjetër Arbnorin, Fatos Nanon, Salih Berishën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinja, Alfred Mijsiun, Aleksander Meksin, Bamir Topin, Bujar Nishanin, Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Ismail Kadare, Rexhep Qosen e shumë e shumë të tjerë. Rregullisht mban takime me ambasadat e shteteve mike, të cilat i informon mbi statusin e shqiptarëve, githnjë duke u ofruar të dhëna të cilat pushtetarët dhe shërbetoret e tyre mundohen t’i fshehin. Ka realizuar dhjetëra intervista, pjesemarrje ne debata e tryeza televizive, ka shkruar me dhjetëra letra të hapura autoritetve brenda e jashtë vendit, është autor i qindra tekstesh autoriale nëpër gazeta e revista shqiptare dhe jo vetem shqiptare etj. Prej punimeve shkencore e publicistike, përpos studimeve “Mitet në veprën e Kadaresë” dhe “Malësia në udhërrëfimet e fillim-shekullit XX”, vlen të përmendim edhe prezantimet:“Njëqind vite më parë vranë Dedë Gjon Lulin , por edhe për mijëra vite nuk mund të vritet vepra e tij”, të prezantuar me rastin e 100 vjetorit të vrasjes të heroit të popullit, Dedë Gjon Luli, organizuar nga Shoqata patriotike “Malesia e madhe-Nderi i kombit”, në Koplik, më 24 shtator 2015, dhe “Masakerat komuniste në Malësi”, me rastin e 71 vjetorit të rezistencës antikomuniste në Malësi, në Koplik, më 25 janar 2016, ku ishin prezent edhe presidenti i Shqiprisë z. Bujar Nishani dhe Princi shqiptar, Leka II. Zotni Nikolle, përpos gjuhës shqipe flet dhe shkruan në gjuhët sllave dhe anglisht. Punon në gjimnazin e Tuzit. Është këshilltarë në KK të Tuzit. Jeton në fshatin e lindjes, së bashku me bashkëshortën Zojën, përndryshe bi nga familja e Prenk Calit dhe me tre djemtë, njëri magjistër i gjeopolitikës nga King’s Coledge-Londër, tjetri studnet i Akademisë së arteve, në Tiranë dhe më i vogli, nxënës në gjimnazin e Tuzit.