Meta krahason Bashën e Ramën me Tom dhe Jerry

13.06.2017 20:32:34
Ilir Meta deklaroi se Edi Rama dhe Luzlim Basha janë dy fëmijë të llastuar që pasi i morën partitë që sot drejtojnë, i shkatërruan ato.

Sipas Metës, kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike ishin “dështim i madh” për popullin shqiptar.

Meta i krahasoi sërish Ramën dhe Bashën me personazhet e filmave vizatimorë, Tom dhe Jerry, shkruan Lapsi.al.

“Vendimi është marrë, të blejë sa televizione të dojë Rama. 100 mijë të rinj do të nisin marshimin që 1 milionë shqiptarë të shkojnë të votojnë. Nuk ka kohë për Tomy dhe Jerry-n, demokratë e socialistë do të votojnë për LSI-në. Nuk mund të votosh për 2 fëmijë të llastuar, që i morën strukturat e partisë gati dhe i shkatërruan. Ka mbaruar kjo histori. Tomy e Jerry ishin dështim i madh për popullin shqiptar. Më 25 qershor, LSI forcë e parë dhe forcë e paparë. Dhe me 26 qershor do i japim Shqipërisë një të ardhme që meriton”, deklaroi Meta në një takim elektoral në Pogradec.