BE: Presim formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë

13.06.2017 20:19:42

Bashkimi Evropian ka shfaqur sot pritjet se pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, shumë shpejt do të formohet qeveria, në mënyrë që puna e rëndësishme të përparojë pa shtyrje të mëtejme.

 

“Presim nga të gjithë politikanët që, pas përfundimit të procesit zgjedhor, të sigurojnë formimin e shpejtë të qeverisë, në mënyrë që puna e ndërlidhur për zhvillimin ekonomik, promovimin e sundimit të ligjit, dialogut me Beogradin me ndërmjetësimin e BE-së dhe liberalizimi i vizave të përparojnë pa shtyrje të mëtejme”, ka njoftuar zëdhënësja Maja Kocijancic.