Meta: Nuk presim nga Vuçiq të dënojë gjenocidin në Reçak, por të mos provokojë

07.01.2020 23:12:43

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Tempora”, në OraNews ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit në Serbi, nismën për Minishengenin Ballkanik dhe qasjen e Shqipërisë ndaj Serbisë.

Meta tha se nuk duhet të presim që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të dënojë gjenocidin në Reçak.

Por kreu i shtetit shqiptar i ka kërkuar atij që të mos provokojë, duke thënë se kjo është një trillim i William Walker.

“Më shqetëson se shoh mijëra qytetarë serb që dalin para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd duke kërcyer thonë është i sharë, kush nuk kërcen është shqiptar. Pas ca ditësh dëgjojmë se ajo që ndodhi me ligjin me fetë në Mal të Zi mund të ndodhë dhe në Kosovë”, ka thënë ai.

“Jam për marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, përfshirë Serbinë mbi bazën e partneritetit dhe respektit. Nuk kemi pse ta vëmë në pozitë të vështirë Vuçiç që t’i kërkojmë të dënojë masakrat dhe gjenocidin e Reçakut por të mos provojë dhe të thotë Reçaku ishte shpikje e Ambasadorit amerikan. Vjet në kohën që flitej për zgjidhje përfundimtare qoftë edhe me korrigjim të kufirit, presidenti i Serbisë deklaroi në Mitrovicë se Millosheviçi ishte udhëheqës i madh, kishte qëllime të mira pavarësisht se nuk i realizoi dot”, ka shtuar Meta në Tempora.