Miftiu Naim Ternava kërcnon institucionet e vendit

28.06.2017 19:10:01

 

Nga Ajet Avdyli

Tani u kërcnue Kosova nga Myftiu Ternava, kërkon ndertimin e Xhanmisë së Madhe në Prishtinë, mjetet qenkan të siguruara nga kush, dihet nga Turqia e cila në Kosovë nderton Xhamia e në Sërbi e vende tē tjera, fabrika.

Si duket Naim Tënava u këcnua se, është në gjendje të burgoset, të përgjigjet para drejtësisë, të vetëflijohet, gadi sa nuk e tha se do e hudhë veten në ajr, “për Xhaminë e Madhe”, në Prishtinë. Por cila ishte më interesantja e nxjerrë nga goja e tij, se, Naim Ternava nuk njef shtetin e Kosovës nuk i njef ligjet e Kosovës, tani Xhaminë e madhe do ta bëjë pa marrë leje nga shteti i Kosovës, e në veqanti nga Komuna e Prishtinës.
Miftiu i Kosoves Naim Tërnava si duket në një emision në RTK, dukej jo shumë i preokupuar për Fenë Islame, e për problemet e mëdha që i ka shoqërija jonë si tërësi, por dukej shumë i hidhëruar me xhmatin e elektoretin e tijë që nuk i dha vota të mjaftushme vajzës së tij, e cila me propozimin e insistimin e babait i është futur detit me këmbë, edhe atë për së gjati drejt politikës, e frymzuar për të u bërë deputete e Parlamentit të Kosovës.
Mendoi se Myftiu i jonë i nderuar, ma teper pati nevojë të flasë, për natën e madhe, për Ramazanin, për solidaritetin që do të duhet të ishte në këtë muaj, si dhe në prag të festës së madhe të Bajramit, por kësaj here kishte i dalur përtej këtij misioni, foli diçka që vertet, nuk ka të bëjë me misinin e tij, por si duket ishte i mllefosur me xhematin se përse vall nuk i tubuan vota vajzës së tij të bëhet deputete.
Nuk e di a lejoht me Kuran e Hadis, një grua të jetë e udhequr nga Kadri Veseli i cili në legjislaturën e kaluar në një seancë të Kuvendit të Kosovës i’ drejtue një femre me fjalën, ” ma hangsh k….., Naim Tërnava në këto zgjedhje, si duket edhe Partia Fjala, e Gëzim Kelmendit nuk ka kalue bash mirë, ka psue shumë keq, nuk ka fitue as 1%.. Në diskutimi e tijë Ternava deklaroi se, ne nuk mbështesim asnjë subjekt politikë, por ky i mjerë harroi se pikërisht vajza e tij  i është futur politikës, edhe atë, me xhipim e zi, BMW.