Avdullah Hoti: Do të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë, pasi të dështojë PAN-i

28.06.2017 19:22:23

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni “LAA”, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja do të jetë konstruktive në formimin e institucioneve të Kosovës, sapo koalicioni “PAN” të dështojë me përpjekjen për krijimin e Qeverisë.

Këto deklarata Hoti i ka bërë gjatë një takimi të zhvilluar gjatë ditës së sotme me ambasadorin e Austrisë në Kosovë.

Postimi i plotë i 

Avdullah Hotit:

Sot takova Ambasadorin e Austrise ne Kosove.

Biseduam per bashkepunimin e Ministrise se Financave dhe Qeverine e Austrise ne kuader te programit te kredive te buta per financimin e projekteve komunale ne vlere prej 30 mil euro.

Marreveshja eshte ratifikuar dhe do te zbatohet se shpejti.

Biseduam edhe per nenshkrimin e marreveshjes per eliminimin e tatimit te dyfishte, pasi tani jane kryer negociatat me sukses.

Biseduam edhe per zhvillimet politike.

E sigurova se LDK do te jete konstruktive ne procesin e themelimit te institucioneve.

E qartesova se ne do te bashkepunojme me forcat politike ne Kuvend per te themeluar Qeverine sapo te deshtoje perpjekja e koalicionit PAN.

Kosoves i duhet Qeveri proevropiane, qe siguron qeverisje me duar te pastra, ku sundon rendi dhe ligji, nje qeveri qe ruan rendin kushtetues te Kosoves dhe punon ne konsolidimin e shtetesise dhe promovimin e fqinjesise se mire.

Kete qeveri mund ta siguroje vetem LDK.