Mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit priftit francez

02.08.2016 15:44:23
Mijëra njerëz janë mbledhur në katedralen “Rouen” në Normandi për funeralin e priftit, French At Zhak Hamel, i cili ishte vra në kishën e tij nga militantët e Shtetit Islamik, javën e kaluar.
Një ceremoni publike, e mbajtur për nder të priftit të vrarë, ishte udhëhequr nga kryepeshkopi i qytetit, ndërsa më vonë Hamel do të varroset në një varrim privat.

Ai ishte prerë në fyt, nga dy të rinj, të cilët e sulmuan atë në kishë gjatë meshës.

Motra e tij, Roselyne tha se vëllai i saj, 85 vjeçar, kishte qenë njëri i mëshirës dhe dashurisë.

Ajo tha se mesazh i At Hamelit do të ishte “le të mësohemi për të jetuar bashkë. Le të jemi punëtorë të paqes, secili në mënyrën e tij”.