Mikullovci: PDK të ofrojë një emër tjetër për kryeparlamentar, pa u zgjedhur kryetari nuk mund të vazhdojmë tutje

04.08.2017 10:14:55

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci në një paraqitje para gazetarëve ka thënë se nëse sot dështon mbajtja e seancës, ai është i gatshëm të konsultohet me partitë parlamentare për të caktuar datën e seancës.

Mikullovci tha se seanca sot të mbahet por në rast se mungojnë deputetët e koalicionit PAN atëherë është e pamundur të vazhdohet pa ta.

Ai tha se PDK le të ofrojë një emër tjetër për kryeparlamentar dhe do ta votojnë, por pa dhënë kushte.

“Pazërllaqe nuk ka. Kadri Veseli për ne është i papranueshëm”, tha ai, raporton Telegrafi.

Mikullovci tha se në rast të dështimit të seancës është i gatshëm të konsultohet me të gjitha partitë parlamentare për të caktuar një datë të pranueshme nga të gjithë për mbajtjen e seancës.