Ministri Abrashi priti shefin e Zyrës së Belgjikës në vendin tonë, Jean Louis Servais

03.11.2016 14:14:51

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka pritur  shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, me të cilin kanë biseduar për tema të ndryshme, ndër to edhe procesi i negociatave në fsuhën e sigurimit sociale, projektet e përbashkëra dhe zhvillimet në vend.

“Takim me shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais.

Falenderova për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës, biseduam për procesin e negociatave në fushën e sigurimit social, projektet potenciale të përbashkëta dhe zhvillimet e fundit.

Belgjika vazhdon të jetë partner kyç në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.” – thuhet në njoftimin e minstrit Abrashi.