Ministri Hyseni thotë se Nehat Thaçi do të lirohet shpejt

01.10.2016 20:32:24
Veprim qesharak të autoriteteve të Serbisë e ka vlerësuar ministri Skënder Hyseni arrestimin e policit Nehat Thaçi.
Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, ka thënë në TV Dukagjini se janë marrë të gjitha masat që komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, Nehat Thaçi, të lihet i lirë.

Thaçi u arrestua ditë më parë në Serbi nën pretekstin se ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.