Ngjarje tjetër që shokoi botën: Çifti i droguar pa ndjenja në veturë, në ulëset e pasme bebja 15-muajshe

01.10.2016 20:24:21

Një vogëlushe është marrë nën kujdes, pasi u gjet në ndenjësen e pasme të një makine të mbushur me drogë e me një burrë dhe grua që ishin pa ndjenja në ulëset e përparme.

Bebja 15-muajse është gjetur pranë një mashkulli 24-vjeç dhe një gruaje 34-vjeçare, në Penrith të Sidnejit në Australi.

Çifti është akuzuar për moskujdes ndaj fëmijës dhe posedim të lëndëve të ndaluara narkotike. Ndërkaq, bebja është marrë nënkujdes.

Gjyshja e fëmijës ka thënë: “Ajo meriton jetë më të mirë se që e ka. Jam shumë e pikëlluar”.