Ministri Hyseni u prit nga homologu i tij austriak, Volgang Sobotka

13.10.2016 18:35:08

Gjatë qëndrimit në Austri, minstri i Punëve të Brendshme, Skënder hyseni u prit nga minstri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Volfgang Sobotka. Në njoftimin e tij, minstri Hyseni thotë se me homologun austriak kanë biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për çështjen e anëtarsimit të Kosovës në INTERPOL, si dhe për çështjen e lirimit të Nehat Thaçit. Lidhur me liberalzimin e vitave, minstri Sobotka ka thënë se Kosova duhet të plotësojë kushtet, siç është ratfikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi si dhe të luftojë korrupsionin e krimin e organizuar. Minstri hyseni i ka kërkuar homologut të tij që Austria ta ndihmojë Kosovën për anëtarësimin e Koosvës në INTERPOL, si dhe ka kërkuar që të bëhet trysni mbi Beogradin që të lirojë Nehat Thaqin.

Në postimin e tij, z. Hyseni ka shkruar:

“Miq e qytetarë,
Në Vjenë u prita ngrohtësisht nga Ministri I Brendshëm i Republikës së Austrisë Vollfgang Sobotka. Ishte takim përmbajtësor dhe shumë miqësor. Biseduam për një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë në funksion të forcimit të mëtejm të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Austri, në fushën e sigurisë. Partneriteti strategjik midis Kosovës dhe Austrisë në rrafshin e sigurisë dhe rendit e ligjit është i qëndrueshëm.
Në mënyrë të veçantë trajtuam çështjen e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Nënvizova se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm I izoluar. Austria mbeshtet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës por ministri Sobotka theksoi se Kosova duhet të përmbush edhe kriterin e ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe trendi pozitiv i menagjimit dhe rënjes së migrimit të paligjshëm nga Kosova drejt zones Shengen të vazhdojë. Poashtu duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
U dakorduan që Kosova dhe Austria do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë në fushat përkatëse.
Ministri Sobotka u falënderua për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për marrëdhëniet e afërta midis dy shteteve, e ne veçanti midis dy ministirive të brendshme duke theksuar gatishmërinë e tij dhe të Austrisë për të bashkëpunuar edhe më tutje në çështje me interes të veçantë.
Kërkova përkrahjen e mëtejme të Austrisë edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor.
Poashtu shpreha shqetësimin tim të thellë dhe të veçantë me praktikën e fletarresteve serbe me akuza të sajuara dhe të papranueshme ndaj pjestarëve të UÇK-së. I kërkova ministrit Sobotka që të behet më shume trysni me qellim që Beogradi të ndërprejë këto ndjekje të pabaza dhe urgjentisht të lirojë nën-kolonelin e PK Nehat Thaçin I cili vahdon të mbahet në paraburgim në Serbi.
Falenderoj Austrinë dhe ministrin Sobotka për përkrahjen e vazhdueshme që po i ipet Kosovës në të gjitha fushat.
S.H.”