Ministri i FSK-së vizitë zyrtare në Kanada

17.11.2016 13:59:03

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, u nis sot për vizitë tre ditore në Kanada, për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Forumit të Halifaksit për Sigurinë Ndërkombëtare, që do të mbahet nga data 18-20 nëntor.

Ministri Demolli në Halifaks sipas njoftimit tw MFSK-së, do të ketë takime bilaterale me zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Amerikan, Robert Work, me ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Kanadasë, Harjit Singh Sajjan, pastaj me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, Sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, Ralf Brauksiepe nga Ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë si dhe delegacionin e tjera pjesëmarrëse në Forumin e Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare.