Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, angazhon ekspertë ndërkombëtarë për sektorin e shëndetësisë

17.09.2017 22:17:37

Ismaili  këshillohet si ta përmisojë shëndetësinë Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për të përmirësuar sektorin e shëndetësisë.  Ai sot ka realizuar takime me ekonomsitin Ricardo Hausmann, nga i cili thotë se u këshillua për përmimin e shëndetësisë kosovare. “Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit. Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook