“Nuk është hera e parë që një virus të ketë dalë nga Kina”, sekretari amerikan i Shtetit bën deklaratën e fortë

29.04.2020 17:41:53

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka shumë laboratorë në Kinë që punojnë në patogjene ngjitëse, por nuk e di nëse objektet kanë siguri të përshtatshme për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

“Mendojmë se ka laboratorë të shumtë që po vazhdojnë të kryejnë punën, mbi patogjenet ngjitëse brenda Kinës sot”, tha Pompeo në një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit.

“Dhe ne nuk e dimë nëse ata po veprojnë në një nivel të sigurisë për të parandaluar që të ndodhë sërish një pandemi botërore. Mos harroni se nuk është hera e parë që ne kemi pasur një virus të dalë nga Kina”, -tha Pompeo.