Gjermania vendos për hapjen ndërkombëtare, caktohet data për udhëtimet me pjesën tjetër të botës

29.04.2020 17:44:08

Gjermania ka vendosur që të ndalojë të gjitha udhëtimet ndërkombëtare deri të paktën më 14 qershor.

Lajmi u bë i ditur nga ministri gjerman i punëve të Jashtme, Heiko Maas, raporton “Reuters”.

Maas u tha gazetarëve se vendi nuk mund të këshillojë udhëtimin pa shqetësime dhe se Gjermania po bashkërendon me vendet e saj fqinje europiane në paralajmërimin global të udhëtimit.

“Shpresojmë mos të jetë e nevojshme që të zgjasim kohën e caktuar për udhëtimet ndërkombëtare përtej 14 qershorit, megjithatë nuk mund të vendosim në këtë moment”, shtoi ai.