Ministria për Punë dhe Mirëqenie sociale mbështet familjet që jetojnë ne varfëri, tha Morina

17.10.2016 23:54:18

Mentor Morina nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Ditën ndërkombëtare të Varfërisë ka thënë se kjo ministri mbështet familjet që jetojnë në varfëri.

“Ministria për Punë dhe Mirëqenie sociale mbështet familjet që jetojnë ne varfëri”.

“Ministria numëron mbi 13 skema të pagesave sociale”.

“Rreth 360 milionë euro shpërndahen dhe këto skema kontribuojnë në uljen e varfërisë”.

“Padyshim që varfëria vazhdon të jetë e lartë por Qeveria e Kosovës insiston që të ulë shkallën e varfërise”.

“Ka qendra te aftësimeve profesionale me anë të së cilave insistojmë që këto kategori t’i inkuadrojmë në ato profesione që i kërkon ekonomia”.

“Përveq formave të tjera insistojmë që këto kategori t’i nxjerrim nga varfëia”, është shprehur Morina.