E fiksuar pas telefonit, gruaja bie në ujë dhe vdes (Video, +18)

17.10.2016 23:57:11

Tashmë telefonat janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Madje mund të thuhet se me ta kalojmë pjesën më të madhe të kohës, por kjo jo gjithmonë është e mirë.

Ajo që do të shihni në videon më poshtë mund t’ju ndërgjegjësojë sadopak për ata që janë të fiksuar deri në ekstrem pas tij.

Personazhi i videos është një grua nga Kina e cila shfaqet duke ecur me telefon në dorë, pa e ngritur kokën lart për të ndjekur rrjedhën e rrugës.

Duke qenë se ishte shumë e përqendruar te celulari i saj, ajo ka rrëshqitur aksidentalisht duke u rrëzuar në lumë, ku më pas ka gjetur edhe vdekjen pasi është mbytur, transmeton noa.

Pamjet dramatike janë filmuar nga kamerat e rrugës, ndërsa trupi i gruas u zbulua pasi burri i saj e njohu nga këpucët të cilat qarkullonin mbi ujë.