Ministrja Bajrami biznesmenëve nga Gjermania: Qeveria e përkushtuar të punojë ngusht me bisneset që duan të investojnë në Kosovë

13.10.2016 20:31:56

Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete bajrami ka pritur delegacionin e binzenëve nga Gjermania, në krye me Mustafë Abazin, kryetar i Unionit të Bizneseve në Diasporë. Në komunikatën që e ka lëshuar për media MTI, thuhet se ministrja Bajrami me mysafirët ka biseduar për krijimin e kushteve më të mira për investime të jashtme në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Po ashtu, minstrja Bajrami ka shprehur vullnetin dhe përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të ofruar përkrahje të vazhdueshme për bizeneset që janë të interesuara të investojnë në Kosovë. Me këtë rast, ministrja Bajrami ka përmendur edhe Ligjin për investime strategjike t miratuar së fundmi nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo është komunikata e plotë e MTI-së:

“Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim delegacionin e bizneseve gjermane të shoqëruar nga Musafë Abazi, përfaqësues i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Temë diskutimi e këtij takimi, ishte krijimi i kushteve sa më të përshtatshme për investitorët e jashtëm, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës . Ministrja Bajrami informoi bashkëbiseduesit për mundësitë dhe potencialin e kapaciteteve për investim në vendin tonë. Po ashtu, delegacioni i bizneseve gjermane u njoftua nga Ministrja Bajrami edhe me reformat programore që ka ndërmarrë Qeveria në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes. Ministrja Bajrami u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme dhe të punojë ngushtë me të gjitha bizneset që janë të interesuara të investojnë në vendin tonë. Në kuadër të këtij takimi, Ministrja Bajrami informoi bashkëbiseduesit edhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe mundësitë që ofron ky ligj për investitorët. Pjesëmarrësit e këtij delegacioni falënderuan Ministren Bajrami për mikpritjen dhe interesimin e saj që të bashkëpunoj me këto biznese.”