Ndodh në Prishtinë: Në pikë të ditës hedhin mbeturina në lagjen Arbëria (Video)

13.10.2016 20:30:10

Një furgon, në pikë të ditës, në lagjen Arbëria të Prishtinës, hedh bërllok pa u shqetësuar fare. Një krim i tillë ambientalist është kapur nga një banorë i kësaj lagje.
Derisa banori ju ka thënë atyre se e ka njoftuar policinë, personat e panjohur e kanë kërcënuar atë rëndë.

Banori thotë për lajmi.net se tashmë e ka paraqitur rastin në polici për këtë kërcënim dhe për hedhje ilegale të mbeturinave.

Ky nuk është rasti i vetëm se lagjet e Prishtinës janë shndërruar në deponi mbeturinash, derisa Komuna e Prishtinës, respektivisht kryetari Shpend Ahmeti merret me çështje kombëtare!