Ministrja Bajrami priti ambasadorin italian në vendin tonë, z. Sardi

14.10.2016 21:47:33

Ministrja Hykmete Bajrami ka pritur sot ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë biseduar  për bashkëpunimin ekonomik nëdmjet dy vendeve. Sipas një njoftimi të ministres Bajrami, ambasadori italian, është infomruar për mundësitë që ofron Kosova për imvesitorët italianë, për zhvillimet pozitive dhe për të gjitha angazhimet tjera që po bën Qeveria për krijimi të një mjedisi sa më të sigurt dhe më të favorshëm për inevestime. “Në takim diskutuam rreth bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Italisë. E informova ambasadorin Sardi rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët nga Italia, zhvillimet pozitive të cilat janë shënuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në drejtim të përmirësimit të mjedisit afarist në vend, politikave fiskale të cilat janë lehtësuese për investitorët, si dhe me planet në të cilat po punohet në drejtim të rritjes së performancës ekonomike.” – ka thënë ministrja Bajrami. 

Kurse ambasadori italian, Sardi, ka përcjell mbështetjen e qeverisë italiane për Kosovën dhe për zhvillimin ekonomik të saj. Sipas njoftimit të ministres Bajrami “Nga ana tjetër, ambasadori Sardi shprehu mbështetjen e qeverisë italiane për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë të jetë e angazhuar në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës si dhe në inkurajimin e bizneseve nga Italia që të investojnë në vendin tonë.” -është shprehur ambasadori italian.

Po ashtu, në takim është biseduar edhe për përgatitjet për Forumin Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë që do të mbahet në Romë./fokusi.org