Mirditë, i kërkuari për tentativë vrasje qëllon me armë ndaj policisë dhe arratiset

27.11.2016 13:40:25

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim shtetasin Amarildo Ndoj, 25 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.

“Ky shtetas është në kërkim pasi është i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë’, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’ dhe në vazhdim të punës  për kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të tij , nga efektivët e policisë Mirditë , është bërë i mundur lokalizimi i tij në vendin e quajtur Kodër-Rrëshen.

Në momentin e afrimit të punonjësve të policisë , shtetasi Amarildo Ndoj, ka  kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë  duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet  duke përfituar nga errësira dhe terreni malor”, sqaron policia.

Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si  dhe një gëzhojë.

Veprat penale në ngarkim të tij , “Kanosja ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosja për shkak të detyrës”.