Vrasja e 19-vjeçarit në Elbasan dyshohet nga pakujdesia, arrestohet autori i dyshuar

27.11.2016 13:15:04

Polica e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e 19-vjeçarit Gazmend Sllamit pasditen e djeshme në fshatin Gur i Zi dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Altin Hazizi, 20 vjeç.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se dyshohet që vrasja e 19-vjeçarit të ketë ndodhur nga pakujdesia. Dyshohet se autori i vrasjes dhe viktima kishin dalë për gjah kur ka ndodhur ngjarja.

19-vjeçari Sllami u gjet i vdekur rreth 200 metra larg shtëpisë, në një kodër nga familjarët e tij. Ai ishte qëlluar me armë gjahu.