Sulmohet polici në Obiliq

12.12.2017 12:13:17

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte në detyrë zyrtare.

I dyshuari dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.