Mogherini do të takohet me përfaqësues të administratës së Donald Trump-it

Mogherini do të takohet me përfaqësues të administratës së Donald Trump-it

07.02.2017 12:16:08

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini paralajmëroi se këtë javë në Uashington do të tkaohet me përfaqësuesit zyrtar kyç të Administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Mogherini theksoi se me siguri do të tkaohet me këshilltarin e Trumpit për siguri nacionale, Majk Flini dhe me dhëndrin e presidentit dhe këshilltar i lartë, Jared Kushner.

“Porosia kryesore do të jetë të gjejmë terren të përbashkët, në të cilin dëshirojmë të bashkëpunojmë, mënyrën në të cilën mund të bashkëpunojmë”, tha Mogherini pas përfundimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel.

Ajo potencoi se çështje të rëndësishme për BE-në janë kombet e bashkuara efikase, ndryshimet klimatike, Libia dhe Siria.