Mogherini: E ardhmja e Ballkanit është në BE

02.01.2017 15:49:22

Ballkani është i vendosur në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tij është në Bashkimin Evropian, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ndër tjera ajo në blogun e saj shkruan, se rruga e Ballkanit drejt BE-së është në mesin e 12 pyetjeve që duhet të adresohen në vitin 2017, transmeton lajmi.net.

“Biznesi ynë vazhdon – për të kapërcyer armiqësinë e së kaluarës dhe për t’iu përgjigjur thirrjes për punësim dhe unitetet për të rinjtë që vijnë nga ky rajon”, ka shkruar Mogherini.