Molliqaj-Shalës: Ti je kriminel medial!

30.08.2016 12:34:30

Sekretari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj gjatë një konference të mbajtur për media ka kritikuar përsëri RTK-në, televizionin publik të Kosovës. Ai akuzar drejtorin e këtij mediumi, Mentor Shalën për sulmin që, sipas tij, po ia bënë LVV-së,

“Njeri prej krimineleve në aspektin medial është Mentor Shala. Ju e dini se për këto 3-4 ditë RTK në vazhdimësi e ka sulmu Vetëvendosjen”, ka thënë ai, tranasmeton Indeksonline

Vlen të theksohet se para disa ditësh shtëpia e drejtorit Shala është sulmuar me një bombë nga disa persona ende të paidenfitkuar.

Derisa Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë dal sot me një komunikatë për media ku kanë treguar për arrestimin e 6 aktivistëve të LVV-së që lidhen me hedhjen e granatave të fundit.