Moment prekës: Togeri irakian pas dy vitesh takon familjen e tij mes refugjatëve (Foto)

05.11.2016 15:34:43

Një moment prekës në kulmin e masakrave dhe betejave për çlirimin e Mosulit është kapur nga CNN.

Një ushtarak irakian, pjesë e “Divizionit të Artë” të forcave speciale që po luftojnë për çlirimin e qytetit të dytë të Irakut nga ISIS-it, ishte me detyrë në një pikë kontrolli në Bartella, rreth 25 km në lindje të qytetit, kur ai pikasi disa fytyra të njohura të martën.

Në mes një grupi refugjatës që po largoheshin nga rrethinat e qytetit, ai ndeshi mamanë, babanë dhe nipin e tij, me të cilët ishte ndarë dhe nuk ishte parë prej dy vjetësh, transmeton Syri.net.

Ushtari tha për CNN se quhej Lejtnant i parë, Salam, pasi rrjeti televiziv e kapi këtë moment.

Nuk mund të përshkruhet gëzimi i tij në mes të kolegëve. Pasi u puth dhe u përqafua me të gjithë të mëdhenjtë, nënën, babanë, vëllanë, ai e kapi nipin e vogël në krahë dhe e shtrëngoi, pastaj e ra në gjunjë duke e përqafuar, e ngriti sërish me dashuri mes shokëve dhe bëri tutje me zemrën dhe me fytyrën që i rrezatonin.