Momenti i shpërthimit të autobombës në Izmir (Video)

05.01.2017 17:38:07

Dy shpërthime me autobombë kanë ndodhur sot në qytetin turk të Izmirit. Këto shpërthime kanë ndodhur afër Gjykatës së Qarkut.

Policia turke ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. Ndërkaq gjatë përleshjes mes policisë turke dhe burrave të armatosur janë vrarë dy terroristë, derisa pas të tretit policia është vënë pas, transmeton Telegrafi.

Raportohet se në këto përleshje ka humbur jetën një polic turk, si dhe dhjetë persona tjerë janë plagosur.

Në video shihet një rrugë në të cilën kalojnë vetura, ku pas disa sekondave ndodh shpërthimi dhe e gjithë zona përfshihet nga flaka.