Momenti kur militantët e ISIS-it futen brenda Parlamentit iranian, dhe qëllojnë me kallashnikovë mbi civilët (Video, +16)

08.06.2017 18:18:40

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda ndërtesës së Parlamentit iranian, kanë filmuar momentin kur tre terroristë të ISIS-it futen brenda dhe fillojnë të qëllojnë mbi civilë me kallashnikovë, duke lënë 12 të vdekur.

 

Në video mund të shihen se si dhjetëra civilë fillojnë të ikin, derisa terroristët e armatosur me pushkë automatike të tipit AK-47 qëllojnë mbi ta.

Disa prej tyre rrëzohen për toke gjatë sulmit në Teheran, të cilët janë kapluar nga paniku, derisa disa tjerë mundoheshin të shpëtonin duke u fshehur nën karrige.

Sulmuesit ishin futur aq thellë brenda ndërtesës së Parlamentit, sa që dyshohet se disa herë kishin shtënë në drejtim të sallës ku gjendeshin deputetët.