“Mos e transmetoni, se është gjynah”- Skandali në Fiks Fare, Shefi i Rendit të Gjirokastrës vjedh naftën me bidonë

26.10.2020 21:41:38

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Policinë e Gjirokastrës.

“Mos e transmetoni, se është gjynah”- Skandali në

Shefi i Rendit i Komisariatit të qytetit të gurtë, Klaudio Minxha, shkon pranë një karburanti me makinën e policisë dhe mbush disa bidonë dhe jo mjetin. Kamera e emisionit investigativ ka kapur momentin që ky punonjës bën veprimet e paligjshme. Në video duken vetëm dy numrat e fundit të targës, të cilët janë 47. Ndërkohë, sipas informacioneve të gazetarëve, mjeti në fjalë është me targë MB047AA dhe përdoret pikërisht nga z.Minxha.

“Mos e transmetoni, se është gjynah”- Skandali në

Sipas procedurave, furnizimi i mjeteve të Policisë së Shtetit bëhet me një kartë. Me këtë kartë, punonjësit shkojnë te karburanti, ku ia japin punonjësit. Ky i fundit, kartën e kalon në pompën e karburantit dhe në xhamin e mjetit të policisë, i cili ka një ‘barcode’, ku pasi skanohet, fillon edhe furnizimi. Por, në videon që realizoi stafi i Fiks Fare, oficeri i policisë nuk mbush mjetin e policisë, por disa bidonë.

“Mos e transmetoni, se është gjynah”- Skandali në

Në videot e para, polici tenton të mbushë bidonët, por dyshon se mos e shohin dhe largohet. Dy orë më vonë, ai shkon sërish në karburant dhe punonjësi ia mbush bidonët, të cilët i fut më pas në bagazhin e mjetit të policisë.

“Mos e transmetoni, se është gjynah”- Skandali në

Pasi siguruan këto video, gazetarët e emisionit investigativ shkojnë në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe tentojnë të bisedojnë me z.Minxha. Një punonjës tjetër u thotë se “nuk është në komisariat”, ndërsa bisedon në telefon me të. Z.Minxha kërkon qëllimin e vizitës së gazetarëve dhe i kërkon punonjësit tjetër të shoh videot, nëse është apo jo ai. Gazetarët i tregojnë punonjësit videot, ndërsa ai konfirmon se “po, ai është”. Më pas, u kërkon që ta falin. Gazetarët bisedojnë sërish me z.Minxha, por ai kurrsesi nuk pranon që t’i takojë, pasi pretendon se është në Sarandë.

“Mos e transmetoni, se është gjynah”- Skandali në

Pas refuzimit nga z.Minxha, Fiksi kërkoi informacion në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Zëdhënësja tha se mjeti përdoret pikërisht nga shefi i rendit, ndërsa për të gjithë informacionin duhet të pyeste shefat. Disa minuta pasi pyeti shefat, ajo tha se “duhet të bëni një kërkesë zyrtare”. Në fakt, gazetarët e Fiks Fare bënë një kërkesë zyrtare pranë kësaj drejtorie, por deri në momentin e transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit nuk mbërriti asnjë përgjigje.

“Mos e transmetoni, se është gjynah”- Skandali në

Fiksi pyeti edhe te “vendi i krimit”, pikërisht pranë karburantit, ndërsa punonjësit thanë se “nuk u lejohet që të mbushin bidonë”. Ata thanë se u kanë tërhequr veshin për këto veprime, pasi “marrim në qafë veten dhe zyrtarët”.

“Mos e transmetoni, se është gjynah”- Skandali në

***

Bisedë me z.Minxha dhe punonjës të Policisë së Gjirokastrës

Gazetari – Më duhet shefi i rendit, Klaudio Minxha, na e lëjmëron dot?

Punonjësi i policisë – E keni njoftuar ju Klaudion? Për ça e do?

Gazetari – Ta pyesim për diçka, ose flas unë.

Punonjësi i policisë – Ça ka ndonjë problem? Klaudio, mori Klaudio (në telefon).

 

Flasim me telefonin e punonjësit të policisë me z.Klaudio Minxha

Gazetari – Alo, si kaluat! Si je? Unë jam Sokol Çobo, nga Top-i! Ne jemi para Drejtorisë, para Komisariatit, donim të takonim 5 minuta, vetëm për një verifikim. Është një video, duke mbushur disa bidonë me karburant, e keni pasur për qellime të punës, se ju këto bidona i fusni te makina e policisë mbrapa.

 

Na kërkon që videon ta shohë punonjës i policisë

Gazetari – Ta shohi ky çuni pastaj?

Punonjësi i policisë – Nuk e dua vetë, bjere ta shoh unë dhe të them unë, nuk e dua vetë.

Punonjësi i policisë – Ça ka ndodhur?

Gazetari – Na ka mbërritur kjo video.

Punonjësi i policisë – Tani, do transmetohet te Fiksi kjo?

Gazetari – Po, te Fiksi!

 

Shikon videon

 

Gazetari – Është Klaudio këtu, Klaudio është?

Punonjësi i policisë – Po.

Gazetari – Ëëë.

Punonjësi i policisë – Ëfff!

Gazetari – Makina është kjo, 054? 0 sa e ka kjo?

Punonjësi i policisë – 047-ta!

Gazetari – 47-ta!

Punonjësi i policisë – Mos e transmetoni, se është gjynah.

 

I tregojmë videon zëdhënëses

 

Gazetari – Karburanti po hidhet te disa bidona.

Zëdhënësja – E kuptoj.

Gazetari – Merret në këtë mënyrë nga policia, apo nga makina? Një person të na e shpjegojë mënyrën e marrjes së karburantit nga Policia e Gjirokastrës.

Zëdhënësja – Do t’ju njoftoj unë, të ngjitem lart të komunikoj se normalisht ai është, nëqoftëse është makina me targa të tij…

Gazetari – Makina është me targa 047-ta. Është kjo makina e tij që përdor ky?

Zëdhënësja – Të komunikoj brenda dhe do të kthej përgjigje në sekondë.

 

Pas disa minutash…

 

Zëdhënësja – Një kërkesë zyrtare dhe brenda afatit të përcaktuar do të keni një përgjigje!

 

Shkojmë te karburanti…

 

Punonjësi i karburantit – Kush ua ka dërguar?

Gazetari – A je ti, apo jo?

Punonjësi i karburantit – Jo, nuk besoj!

Gazetari – Po ju furnizoni bidonat, apo furnizoni makinat?

Punonjësi i karburantit – Ne furnizojmë makinat! Se e dëgjova që i tha dikush (punonjësit që furnizoi makinen e shefit), ki kujdes i tha se do marësh në qafë edhe këta edhe veten. Se në këtë rast, nëse ti e publikon, ti themi gjërat siç janë, unë iki kategorikisht nga puna.

Gazetari – Pse, nuk ju lejohet t’i mbushni këto (bidonët)?

Punonjësi i karburantit – Nuk lejohet!