SHBA konfirmon mbi 63 mijë raste të reja dhe 380 viktima nga koronavirusi

26.10.2020 21:40:26

380 viktima dhe 63 mijë e 195 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) regjistroi sot 63.195 raste të reja të koronavirusit dhe 380 vdekje nga sëmundja infektive në Shtetet e Bashkuara.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 8.617.022, raporton Reuters. Sipas CDC, numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 224.601.