MPB, telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë

27.12.2018 20:35:34

Ministria e Punëve të Brendshme, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë, sot gjatë  shkëmbimit të zjarrit, mes një plaçkitësi të bankës në Istog.

” Sakrifica e tij na bën’ krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë edhe më ashpër krimin dhe kriminelët”, thuhet në telegram ngushëllimi.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për humbjen e jetës së familjarit Tuaj, pjesëtarit të devotshëm të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, i cili humbi jetën në kryerje të detyrës dhe në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Istogut e mbarë Kosovës.

Sakrifica e tij na bën’ krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë edhe më ashpër krimin dhe kriminelët.

Familjari Juaj shërbeu me dinjitet dhe krenari, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Policinë e Kosovës, në mbrojte të qytetarëve dhe vendit, duke u sakrifikuar edhe me jetë.

Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkujtojë çdo herë si një punonjës të dalluar dhe sakrifica e tij me një jetë të tërë kundër krimit në njërën anë dhe një ambienti më të sigurt, në anën tjetër, do të jetë udhërrëfyes për të gjithë Ne dhe brezat që do të vijnë pas.

E nderuar familje Demaj, Ministria e Punëve të Brendshme, ministri Ekrem Mustafa, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovë”, thuhet në telegram.