Muhamet Mustafa – Eduard Kukanit: Ligjet e miratuara nga institucione sovrane të shtetit nuk negociohen me shtete të tjera!

24.10.2016 12:58:41

Prof. dr. Muhamet Mustafa, një ndër personalitetet më të angazhuar në formësimin dhe miratimin e ligjit për Trepçën ka reaguar ndaj deklaratës së eurodeputetit sllovak, Eduard Kukan, i cili njëherësh është shef i delegacionit të BE-së për Serbinë, dhe i cilika deklaruar se ky ligj duhet të diskutohet në Bruksel. Prof. dr. Mustafa përveç konsideratave për z. Kukan, ia ka kujtuar që ta lexojë ligjin për Trepçën që të ketë mendimin e tij. Po ashtu, z. Mustafa shprehet se ligjet e aprovuara në institucionet sovrane nuk negociohen me shtete tjera.

Ky është i plotë reagimi i prof. dr. Muhamet Mustafës:
“E gjithe ajo qe duhet te beje E. Kukan, nje deputet i respektuar e Parlamentit Europian, eshte te lexoje Ligjin mbi Trepcen te aprovuar ne Kuvendin e Kosoves dhe te formoje mendimin e vet.. Besoj se ai e di se per lIgjet e aprovuara ne institucionet sovrane te nje vendi nuk negociohet me nje shtet tjeter. Dialogu eshte zhvilluar me palet e inetresuara per kete Ligj ne Kosove, ndaj edhe me komunitetin serb. Perfaqesuesit e tyre ne Kuvend dhe Qeveri kane qene pjese, ose kane mundur te jene pjese e gjithe debatitit gjate pergatitjes dhe aprovimit te Ligjit. Ligji suguron nje simetri te plote e te avansuar te pozites se gjithe komuniteteve minerare, duke perfshire edhe ato tek minjerat ne rrethine te Leposaviqit. Po ta lexonte Ligjin Dr. Kukan besoj se do te mund te vinte edhe vet deri te ky perfundim.”