Muhamet Mustafa ka paraqitur Raportin në Komitetin e Përgjithshëm për Zhvillim dhe Infrastrukturë të SEECP

17.03.2017 20:12:19

Mbledhja e këtij Komiteti po mbahet në Zagreb, kurse Kosova për herë të parë paraqitet në rolin e raportueses.

Në një postim në facebook.z. Mustafa ka bërë me dije se Raporti i paraqitur nga ai është miratuar përkundër vërejtjeve të Beogradit. Poa ashtu, paraqitur edhe temat që janë paraqitur me këtë rast, e që kanë të bëjnë me energjinë dhe sfidat e Evropës dhe rajonit.

“SEECP APROVON REPORTIN DEH REZOLUTEN E PERGATITUR NGA KOSOVA

Duke paraquitur Raportin, ne Komitetitn e prgjithshme per Zhvillim Ekonomik dhe infrastrukture te SEECP ( Processi i bashkepunmimit te Europes Juglindore- Kosova per here te pare ,ne cilesine e Raportuesit) sot pasdite ne Zagreb. Raporti dhe Rezoluta aprovohen perkunder verejtjeve te Beogradit. Tema e rendesishme : Varesia Energjetike, siguria energjetike , sfidat e Europes dhe rajonit.

Falenderoj stafin e Komisionit te Kuvendit et Kosoves per zhvillim ekonomik dhe sektorin e bashkepunmit nderkombetare te Kuvendit ( vecmas Armend Ademajn dhe Merita Drenorin) si dhe ekspertin nga Tirana Dr. Lorenc Gordanin per bashkepunim.” – thuhet në postimin e z. Mustafa.